Një tifoz ndërroi jetë në “Allianz Arena” në Mynih,  gjatë zhvillimit të ndeshjes finale të Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës.

Ai ra nga kati i dytë i tribunës kryesore dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, nuk ia doli dot të mbijetonte.

“Pati një urgjencë mjekësore në arenën e Mynihut dhe, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Trajneri i Spanjës, De La Fuente i shprehu ngushëllime familjes.

“Para se të fillojmë me pyetjet do të doja të shprehja ngushëllimet e mia sepse një tifoz vdiq sot në tribuna. Ngushëllime për familjen”, ka thënë De la Fuente.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb