Mircea Lucesku ra pa ndjenja, ndërsa ishte në kampin stërvitor ku Rumania po përgatiste ndeshjen me Sllovakinë. Trajneri rumun ka folur për herë të parë pas atij episodi, duke treguar çfarë ndodhi.

“Ndjeva se nuk mund të merrja frymë, pastaj humba ndjenjat. Tani jam mirë. U zemërova pasi pashë përsëritjen e ndeshjes kundër Turqisë. Disa gabime të pabesueshme na kushtuan kualifikimin në Stamboll”, u shpreh Lucesku.

Trajneri rumun u transportua me urgjencë drejt spitalit. Gjendja e tij u stabilizua, megjithëse duhet të qëndronte i shtruar.

Rumania u mposht me një gol nga Turqia në gjysmëfinalen e “play off” për Botërorin. Tani duhet të luajë miqësoren me Sllovakinë, ku Lucesku nuk do të jetë i pranishëm për shkak të situatës shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb