Spitalet janë sërish nën presion pas valës së dytë të koronavirusit në Itali. Fotot që po bëjnë xhiron e mediave italiane tregojnë radhë të gjata autoambulancash me pacientë Covid që presin të hyjnë në spital.

Nëse gjatë valës së parë, rajonet më të prekura ishin ato të Veriut, tani situata është kritike në të gjithë Gadishullin.

Në Torino, një foto e publikuar në Instagram portretizon kolonën e ambulancave me sirenat e fikura që kthehen rreth orës 10 të mbrëmjes në Corso Dante në fund të shërbimit të tyre, ndërsa në Foggia një linjë e gjatë e automjeteve të urgjencës po pret përpara spitalit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb