Radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku qindra qytetarë presin të udhëtojnë drejt Greqisë, një pjesë e mirë emigrantë që kthehen në vendet e tyre të punës.

Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se situata bëhet akoma më e vështirë për qytetarët që duhet të presin në temperatura të larta me orë të tëra për të kaluar në anën tjetër të kufirit, në Greqi.

Për t’iu ardhur në ndihmë punonjësit e doganës në Pikën e Kalimit në Qafë kanë shpërndarë ujë të ftohtë për qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb