KAPSHTICE- Radhë të gjata automjetesh janë krijuar pasditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Vetë qytetarët të cilët kanë qëndruar për orë të tëra në radhë kanë ngritur shqetësimin për këtë situatë të krijuar.

Shkak për këtë bllokim të kalimit të emigrantëve drejt vendit fqinj, dyshohet të jetë zemërimi i palës greke për shkak të djegies së flamurit të tyre para tre ditësh në qytetin e Sarandës.

Vonesa nga pala greke ka bërë që numri i automjeteve që presin në radhë për të kaluar kufirin të rritet.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb