Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës prej orës 12:00 shqiptarët janë bllokuar pasi problemeve teknike të palës greke. Për pasoja qytetarët kanë mbetur në radhë të gjata kilometrike, rreth 3 km në kufi.

Gazetarja Lorena Kodra tha për “BalkanWeb” se në këtë pikë po punohet aktualisht pala shqiptare po punon me sportele maksimale.

Radha vijon të mbetet e lartë, ndërsa temperaturat janë të ulëta.

“Turp në 2023 të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit”, ka thënë një nga qytetarët, ndërsa ishte në radhë duke pritur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb