Radhë të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Qafë Botë.
Sipas burimeve nga PKK Qafë Botë është bllokuar regjistrimi i personave dhe automjeteve, si pasojë e radhës së krijuar në hyrje të territorit grek.
Pas komunikimit me autoritetet e palës greke, u bë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt dhe aktualisht janë në pritje të rikthimit të tij në funksion.
