Që nga kohë të lashta bimët mjekësore janë përdorur tradicionalisht për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Dhe nëse gjatë dekadave të fundit kjo traditë sikur ka filluar të zhduket, vitet e fundit bimët mjekësore po kthehen përsëri! Është e drejtë, në një formë pak të ndryshme. Tashmë nuk është e nevojshme të ziejmë çaj dhe të bëjmë tinktura në shtëpi. Ekstraktet bimore janë bërë përbërës të zakonshëm në shumë ilaçe dhe shtesa ushqimore. Për më tepër, veprimi i tyre është studiuar dhe është vërtetuar shumë më mirë. Kjo i bën ato shumë më të lehta dhe më të sigurta për përdorim, por edhe shpesh herë na ngatërron: si të zgjedhim bimën mjekësore të duhur nga bollëku i produkteve në farmaci?
Sot do të përpiqemi të ndihmojmë, duke dalluar një bimë mjekësore, e cila edhe pse ka emër më grek, vjen nga mjekësia tradicionale kineze. Quhet Radix Isatidis.
Radix Isatidis
Radix Isatidis është një bimë me lule të vogla të verdha, që rritet në Kinë, në Korenë Veriore dhe Jugore. Bima e njohur gjithashtu si Ban-Lan-Gen, është një nga ilaçet tradicionale kineze më të përdorura për qëllime antivirale, antiinflamatore, antioksidante dhe antipiretike (që ulin temperaturën e trupit). Të gjitha këto veti e bëjnë atë “luftëtarin universal” në luftën kundër infeksioneve virale të frymëmarrjes.
A e dini, se infeksionet akute të frymëmarrjes janë sëmundjet që më shpesh hasen në botë? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo i rritur vuan nga ftohja 2-4 herë në vit, adoleshentët dhe fëmijët e vegjël – rreth 6 herë, foshnjat – nga 8 deri në 12 herë. Ndoshta për këtë arsye dhe në dritën e pandemisë botërore, gjatë viteve të fundit Radix Isatidis tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve dhe u bë objekt i shumë kërkimeve klinike.
Si vepron Radix Isatidis?
Përpara që të shpjegojmë si saktë Radix Isatidis arrin të luftojë viruset, le të shohim së pari se si shumohen ato.
Në mënyrë që një virus të shumohet, ai duhet të hyjë në qelizën pritëse dhe të “injektojë” materialin e tij gjenetik në të. Në këtë proces, qeliza nuk është më në gjendje të kryejë proceset e saj natyrore dhe vdes. Pas vdekjes së qelizës së infektuar, virusi fillon të përhapet gjerësisht dhe të infektojë gjithnjë e më shumë qeliza.
Radix Isatidis posedon një mekanizëm të veçantë antiviral në të cilin përbërësit aktivë të ekstraktit bllokojnë shumëzimin e ADN-së dhe ARN-së së virusit në qelizë, duke ndaluar aftësinë e virusit për t’u riprodhuar.[1] Përveç kësaj, përbërësit aktivë të bimës mjekësore posedojnë të ashtuquajturin veprim citoprotektiv. [2] Ata nuk lejojnë që viruset të kalojnë përmes membranës qelizore dhe molekulat e proteinave virale nuk arrijnë të lidhen me receptorët e qelizave njerëzore, duke parandaluar kështu infeksionin.[3]
Kundër cilave viruse është efektiv Radix Isatidis?
Radix Isatidis ka efekt të provuar kundër virusit të gripit A dhe B, kundër viruseve të ndryshme të frymëmarrjes, virusit herpes simplex dhe citomegalovirusit (CMV).
Një studim laboratorik vërteton se Radix Isatidis bllokon riprodhimin e SARS 1-coronavirus duke bllokuar proteazën e ngjashme me SARS-CoV – 3CLpro- 3C, e cila luan një rol të rëndësishëm në replikimin viral. Është interesante se SARS-CoV-1 dhe SARS-CoV-2 i sotëm, që shkaktoi pandeminë botërore, kanë të njëjtën proteazë. [4] Veprimi i Radix Isatidis kundër SARS-CoV-2 ende po studiohet.
Në kushtet laboratorike është vërtetuar dhe efekti i ekstraktit të bimës mjekësore kundër virusit herpes simplex 2. Përqindjet këtu janë mbresëlënëse! Radix Isatidis redukton replikimin viral të herpes sipmlex 2 me mbi 70% dhe pengon adsorbimin viral me 48%.
Çfarë e bën Radix Istadis aq efektiv në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes?
Tashmë e quajtëm Radix Isatidis „luftëtarin universal“ në luftën kundër infeksioneve të frymëmarrjes. Dhe kjo nuk është e rastit. Kjo bimë mjekësore vepron në shumë drejtime në luftën kundër ftohjes dhe gripit. [5] Le të shohim cilat janë ato:
Ka veprim të fortë antibakterial
Radix Isatidis ka veti të theksuara antibakteriale për shkak të aftësisë së tij për të shkatërruar membranën qelizore të baktereve, duke çuar kështu në vdekjen e tyre. Për shkak të këtij veprimi, bima mjekësore është në gjendje të parandalojë zhvillimin e superinfeksioneve .[6]
Superinfeksionet njihen më mirë si infeksione dytësore. Ato lindin kur i sëmuri zhvillon një infeksion dytësor bakterial ose pneumoni menjëherë pas një infeksioni të kaluar viral. Këto komplikime hasen shpesh herë, prandaj ia vlen të filloni të merrni Radix Isatidis që në fazat e hershme të sëmundjes. Në sajë të vetive të tij mbrojtëse është e mundur të shpëtoni nga një sëmundje e gjatë dhe përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve.
Ul temperaturën e trupit dhe zvogëlon ënjtjen
Radix Isatidis është i njohur me vetinë e tij të ulë temperaturën e trupit dhe të zvogëlojë ënjtjet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Përveç se në këtë mënyrë lehtëson simptomat dhe lehtëson frymëmarrjen, ai kontribuon edhe për pastrimin nga viruset dhe bakteret. Në këtë mënyrë ndihmon për shërimin më të shpejtë.
Vepron si imunomodulator
Një sërë studimesh dhe raportesh shkencore pohojnë, se Radix Isatidis ka aftësinë të veprojë si imunomodulator duke përmirësuar punën e sistemit imunitar dhe duke mbrojtur organizmin nga bakteret dhe viruset patogjene. Në Stamatin, ekstrakti i Radix Isatidis është kombinuar me akoma një bimë mrekullibërëse të quajtur barbarozë afrikane (Pelagronium sidoides). Barbaroza afrikane vjen nga Afrika e Jugut dhe përdoret për mbështetjen dhe aktivizimin e forcave mbrojtëse të organizmit. Formula e këtij produkti me shumë komponentë përmban doza optimale të vitaminës C dhe zinkut, të cilët gjithashtu kanë një efekt të vërtetuar të favorshëm mbi sistemin imunitar. mund të përdoret në mënyrë profilaktike si shtesë ushqimore ose si për trajtimin shoqërues të infeksioneve të ndryshme virale dhe bakteriale.[7]
Pasi ju njohëm me përfitimet kryesore të Radix Isatidis, le të shtojmë edhe një gjë – gjithmonë është e mirë të shpresojmë në barna dhe shtesa ushqimore më të padëmshme dhe me veprim kompleks. Studimet tregojnë se bimët mjekësore kineze janë më të balancuara se barnat e bazuara në përbërës aktivë të izoluar dhe kanë shumë më pak gjasa të shkaktojnë efekte anësore. Në këtë rast, shkenca dhe mjekësia mijëvjeçare kineze janë unanime – Radix Isatidis është i pakompromis në luftën kundër patogjenëve dhe në të njëjtën kohë ruan trupin e njerëzve.
