Braziliani Rafinha i ardhur nga Barcelona në merkaton e verës është gjëja më pozitive për Interin në këtë fazë të dytë sezonit. 25-vjeçari në kaq kohë jo vetëm ka bindur klubin por është shndërruar edhe në një lider për tifozët të cilët e adhurojnë për aftësitë e tij.
Për këtë arsye zikaltërit do të bëjnë çmos për të blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit, megjithatë 35 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh që kërkon klubi blaugrana për lojtarin janë një shifër shumë e lartë për Interin, sidomos nëse zikaltrit nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Vetë Rafinha është i lumtur në Milano dhe është dashuruar shumë shpejt me të gjithë ambientin zikaltër, për këtë arsye drejtori sportiv i klubit milanez Piero Ausilio në ditët e ardhshme ka programuar një udhëtim drejt Barcelonës për t’i kërkuar një ulje çmimi klubit spanjoll për kartonin e mesfushorit brazilian. Interi nuk kërkon të paguajë më shumë se 18 deri në 20 milionë euro për lojtarin, por nëse Barcelona nuk pranon ekziston edhe hipoteza tjetër që huazimi i Rafinhas të shtyhet edhe me një vit, me detyrim blerjeje nga klubit zikaltër në verën e 2019-ës.
(BalkanWeb)
