Në emisionin Log. në News24, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga masakra tronditëse në Shkodër që la dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Ajo tha se shënjestër e atentatit ishte Erogen Brajoviç, ndërsa autori, Ragip Gila, mendoi se e kishte vrarë dhe nuk e qëlloi në kokë.

Ngjarja ndodhi pranë Bashkisë së Shkodrës, ku autori u largua duke marrë një automjet nën kërcënimin e armës. Sipas Lalës, autori është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Lulzim Kulla.

Klodiana Lala: Erogen Brajoviç banon pranë vendit ku u plagos sot. Ka qenë në kafe, bashkë me të në kafe është bashkuar edhe dhëndri i familjes dhe një mik. Afrohet një motor pranë tyre në mëngjes. Lokali ku ndodhi ngjarja ka qenë pranë Bashkisë së Shkodrës.

Kur Brajoviç ka parë një person me armë, ai dhe të tjerët kanë hyrë menjëherë në lokal. Si pasojë e sulmit me armë, mbetën dy viktima dhe dy persona janë plagosur, ndër të tjera dhe një kamerier. Viktima Armando Pali nuk rezulton me rekorde kriminale. Shënjestër i atentatit ka qenë Erogen Brajoviç, që është vëllai i Denis Brajoviç, që dyshohet për vrasje për llogari të Ervis Martinajt.

Autori nuk është kthyer më mbrapsht për të marrë motorin, por ka dalë nga ana tjetër e lokalit dhe i ka marrë një BMV nën kërcënimin e armës një qytetari. Ai ka përplasur edhe 5 makina. Dëmtoi këmbën dhe nuk i jepte dot më makinën. Ka ecur në këmbë drejt Kirit dhe kur e kap nga policia shprehet se i dhemb këmba. Autori është pjesë e grupit që drejtohet nga Lulzim Kulla. Në banesën e hallës së Ibrahim Licit janë gjetur armë zjarri.

Ragip Gila është arrestuar më 2023. Kunata në atë kohë e tij largohet nga banesa, bashkë me vëllanë e Ragipit. Kunata kishte ikur nga shtëpia, sepse ka thënë në polici se ndihet e kërcënuar, pasi në banesë kishte armë dhe aty gjenden armë, paruke, gjenden jelekë antiplumb etj. Liridon Kraja është dhëndër i familjes Brajoviç vërtetë, por nuk del të jetë implikuar në krime. Armando Pali nuk ka qenë kontigjent i botës së krimit. Erogen Brajoviç kur është qëlluar, është ulur në mes të lokalit dhe nuk ka lëvizur derisa autori është larguar. Autori ka thënë në polici se do e qëlloja Erogen Brajoviçin në kokë, por ka menduar se e ka vrarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: