Këngëtarja Raimonda Kamberi rikthehet para publikut me recitalin “Kam zemrën tënde”, një koncert me 15 interpretime ku përfshihen 5 këngë të saj, si edhe krijime të muzikës popullore, qytetare, asaj italiane e greke. Nën drejtimin artistik të kantautorit Gjergj Leka, Kamberi solli një udhëtim muzikor plot nostalgji dhe emocione, që ngjalli kujtime të brezave të tërë.

Me zërin e saj të ëmbël e të ngrohtë, Raimonda Kamberi u bë e njohur që në moshë të vogël, kur fitoi çmime në festivalet e pionierëve dhe u krahasua me Vaçe Zelën e Tefta Tashko Koçon. Megjithë vështirësitë dhe pengesat që i solli diktatura, ajo nuk iu nda muzikës, duke interpretuar në estradën e Durrësit, në festivalet e Radios e më pas edhe jashtë vendit.

Gruaja1
Gruaja1
Gruaja2
Gruaja2
Gruaja3
Gruaja3
Gruaja4
Gruaja4
Gruaja5
Gruaja5
Gruaja6
Gruaja6
Gruaja7
Gruaja7

Recitali i fundit ishte një rikthim i fuqishëm i artistes, që publiku e ka pritur gjithmonë me duartrokitje, si dëshmi se zërat e veçantë nuk harrohen kurrë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb