Ministria italiane e Mbrojtjes ka deklaruar se një raketë ka goditur një bazë ushtarake italiane në Erbil, në Rajonin e Kurdistanit, gjatë natës pa shkaktuar viktima.

“Një raketë goditi bazën tonë në Erbil. Nuk ka viktima ose të lënduar midis personelit italian. Të gjithë janë mirë”, shkruan ministria italiane në një postim në platformën X.

Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto njoftoi se ka qenë në kontakt me komandantët e lartë ushtarakë pas incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: