Një raketë ruse goditi një makinë, duke vrarë dy persona, gjatë granatimeve të Kramatorsk në rajonin Donetsk.

“Sulm me raketë në qytet. Pushtuesit goditën rrugën dhe një makinë me njerëz në të,” postoi në Telegram Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko .

Sipas Timoshenko, dy persona në makinë mbetën të vrarë.

Siç raportohet, trupat ruse vranë dy banorë të rajonit të Donetsk dhe plagosën dy të tjerë gjatë ditës së kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb