Një raketë ruse shkatërroi një ndërtesë banimi dhe dëmtoi shtatë të tjera në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, të mërkurën mbrëma, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 20, tha policia rajonale.

Autoritetet lokale fillimisht thanë se Rusia kishte gjuajtur një raketë, por forcat e policisë më vonë thanë se një raketë taktike Iskander-K kishte goditur në orën 21:45 me kohën lokale.

“Të paktën tetë ndërtesa banimi u dëmtuan. Njëra prej tyre u shkatërrua plotësisht,” tha policia në një postim në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb