Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se vendi ndodhet nën sulmet e Iranit.
Teherani ka lëshuar raketa, ndërkohë ushtria izraelite u dha udhëzime banorëve të strehoheshin në hapësira të mbrojtura.
Sirenat e sulmeve ajrore janë aktivizuar në të gjithë Izraelin verior dhe qendror, përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin.
IDF thotë se 6-7 raketa u lëshuan nga Irani në 40 minuta.
Nuk pati raportime për të lënduar, por pati goditje në zona të hapura. Njëra prej tyre, pranë një termocentrali në Izraelin jugor, shkaktoi ndërprerje të energjisë në qytetet fqinje, sipas Korporatës Elektrike të Izraelit.
IDF njoftoi se civilët mund të largohen nga strehimoret pas një sulmi 40-minutësh me raketa balistike nga Irani.
