TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Facebook zinxhirin e shpërthimeve me tritol që u bënë ditën e sotme në Tiranë. Shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, Rama e ka cilësuar akt terrorist dhe garantoi se autorët do të marrin atë që meritojnë.
Në komentin e tij theksohet se, qeveria ka celur luftën e re të ndarjes së shtetit nga krimi, luftë që drejtohet nga Tahiri dhe ngjarjet e sotme janë një motiv më shumë për kryerjen e detyrës në shërbim të vendit.

POSTIMI NE FB

Akti terrorist ndaj familjes se ministrit te brendshem, kafshim monstrash qe kane marre, po marrin dhe do te marrin ate qe meritojne: Doren e shtetit ne fyt deri ne frymen e tyre te fundit!
Kemi çelur epoken e re te ndarjes se shtetit nga krimi dhe te luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerance te shtetit perballe krimit. Saimir Tahiri eshte ne krye te kesaj lufte dhe kush ka urdheruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes se tij, duhet ta mesoje se sot i ka dhene ministrit tone e te gjitheve ne, nje motiv me shume per te qene krenare e te frymezuar ne çdo qelize, ne kryerjen e detyres se larte ne sherbim te vendit dhe njerezve te ketij vendi!
Askush dhe asgje nuk do te na ndale ne rrugen e Rilindjes per nje Shqiperi qe me ne fund do te kete shtetin e saj te forte e te drejte, shtetin modern te shqiptareve.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: