Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe disa persona të tjerë mbetën të plagosur, duke u bërë thirrje mediave dhe portaleve për më shumë përgjegjësi dhe ndjeshmëri në raportimin e ngjarjes.
Përmes një reagimi publik, Rama thekson se në një moment kur i gjithë vendi është në pikëllim dhe drejtësia po ndjek rrugën e saj për zbardhjen e plotë të ngjarjes, roli i mediave është thelbësor për të ruajtur etikën dhe dinjitetin njerëzor.
“Është detyrë e të gjithëve, por veçanërisht e mediave, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi”, shprehet kryeministri, duke shtuar se publikimi i pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e familjarëve të prekur.
Ai nënvizon se respekti për dinjitetin njerëzor duhet të jetë mbi çdo sensacion apo klikim, ndërsa bën thirrje për solidaritet dhe humanizëm në këtë ditë tragjike.
Ndersa i gjithe vendi eshte ne pikellim per kete ngjarje dhe drejtesia ben punen e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi.
Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon,…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026
