Lideri i opoztës, Sali Berisha ka deklaruar se PD gjithmonë ka votuar pro SHBA-së, sa i përket çështjeve të sigurisë.

Në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës plenare ku po diskutohej ftesa për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Berisha la të kuptohej se vota e deputetëve të PD do të jetë pro.

“Nuk ka emër më të nxirë në Europë sot se Rama, është baraz me Lukashenkon. Në komision do të ketë debate, por një dua t’ju them, PD ka një parim nga i cili nuk ka lëvizur kurrë. Në çështje të sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar.

Në 8 vite në pushtet përfaqësuesit tanë kanë pasur porosi. Ky ka votuar me Jemenin kundër SHBA. Si shqiptar kemi një arsye të dytë, janë faktori përcaktues në lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Në çështje sigurie gjithmonë do të zgjidhja SHBA sa kohë do t’i qëndronin angazhimit për sigurinë e Shqipërisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb