Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri ka komentuar çështjen Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

I ftuar në programin e drekës në News24 me Ola Brukon, Kapri komentoi dhe thirrjen e kryetarit të partisë ku aderon, Agron Shehaj, që anëtarët e grupit parlamentar të PD-së, që janë pjesë e Këshillit të Imuniteteve, që të nxjerrin detaje nga dosja 16000 faqe e Ballukut, pasi vetë mazhoranca sipas tij ka shkelur ligjin.

Kapri tha se shqiptarët duhet të njihen me faktet dhe skandalet e vjedhjeve. Mes të tjerash ai tha se Rama nga ana tjetër ka bërë marrëveshje dhe ka bashkëpunuar me PD-së, si në rastin e kodit zgjedhor.

“Është jo vetëm precedent i rrezikshëm, por është betejë e Ramës për të shpëtuar veten e vetë. Gjykata Kushtetuese do të shprehet për një çështje tjetër për Ballukun, kurse Kuvendi për çështje tjetër. Na shqetëson mos publikimi i dosjes së Ballukut. Nuk na bëhet e ditur asgjë. Ka fjalë për 300 apartamente, dy jahte, dhe ne nuk dimë asgjë. SPAK ka informuar Kuvendin dhe është e pafalshme që deputetët të mos informohen. Imuniteti i deputetit nuk është për mbrojtje politike. E kuptojmë se kjo bëhet që Edi Rama të fitojë më shumë kohë sepse rruga e tij e rrokullisjes politike ka nisur tashmë. Janë 5 deputetë të opozitës, duhet të gjejnë mundësinë të rrjedhë dosja.

Duhet të dinë shqiptarët se çfarë ka në atë dosje, që të dinë se si është abuzuar me paratë e shqiptarëve. Ne qëndruam disa orë në hyrje të Kryesisë, dhe brenda saj, bëmë dhe protestë me anëtarët tanë. Se rregullorja thotë; ti si anëtar ke të drejtë që të jesh në mbledhje, pa të drejtë vote. Gjykata Kushtetuese është bërë barrierë ndaj një momenti historik. Por ka një shans të fundit në datën 22. Ka praktika ndërkombëtare për këtë gjë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: