Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë firmosi disa ndryshime në kabinet.
Konkretisht, u miratuan emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve, në nivel zv/ministrash.
Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ndërsa Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Denada Seferi emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Olta Manjani emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. Po ashtu, edhe Blerta Rama emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
