TIRANE

Zëdhënësja e qeverisë, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali , e ftuar në emisionin A-Show, në News 24 u ndal te telefonatat  e kryeministrit Edi Rama. E pyetur nga drejtuesi i emisionit, Adi Krasta, se Rama është i njohur për bërjen e telefonatave të tmerrshme, me  gjyqtarë dhe gazetarë, Spiropali tha se një gjë të tillë mund ta thotë vetëm ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Këtë e thotë Sali Berisha. Nuk ka asnjë dosje.“-tha Spiropali.

Spiropali, u ndal edhe te sulmet verbale të opozitës ndaj tyre, ndërsa theksoi se gjëra të tilla nuk mund të thuhen në rrugë jo më në Kuvend.

“Bijtë e etërve dhe e të tjera që nuk mund të thuhen ku jemi në rrugë, jo më në Parlament. Vetëm këta janë të mirë janë të pafajshëm, nuk kanë dosje. Ata na fusin në dosje të gjithëve.”-tha Spiropali.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb