Ka nisur protesta e Partisë Demokratike ndërsa kreu i PD Sali Berisha, i shoqëruar nga protestues dhe deputetët e PD po marshojnë drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, aty ku priten nga të tjerë protestues.
Ajo që vihet re si një detaj ndryshe nga protestat e tjera, është fakti se protestuesit sot nuk mbajnë në duar vetëm flamujt e PD dhe Shqipërisë por edhe të Gjermanisë dhe BE-së.
Kujtojmë se së fundmi kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Gjermania dhe jo vetëm, nuk janë më pro integrimit të vendit në BE, pas skandalit Balluku dhe mënyrës se si qeveria hodhi poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj dhe heqjen e imunitetit.
Ndërsa deputetët demokratë kanë pasur një agjendë të ngjeshur me takime në Berlin së fundmi.
