Ka nisur protesta e Partisë Demokratike ndërsa kreu i PD Sali Berisha, i shoqëruar nga protestues dhe deputetët e PD marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku u pritën nga të tjerë protestues.
Ajo që vihet re si një detaj ndryshe nga protestat e tjera, është fakti se protestuesit sot nuk mbajnë në duar vetëm flamujt e PD dhe atë kombëtar, por edhe të Gjermanisë dhe BE-së, ndërsa mungon ai amerikan.
Kujtojmë se së fundmi kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Gjermania dhe jo vetëm, nuk janë më pro integrimit të vendit në BE, pas skandalit “Balluku” dhe mënyrës se si qeveria hodhi poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj dhe heqjen e imunitetit, për afera të rënda me tenderat miliona euro.
Ndërsa deputetët demokratë kanë pasur një agjendë të ngjeshur me takime në Berlin së fundmi.
