Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj drejtësisë ka qenë deligjitimuese.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, gazetarja Klodiana Lala, Rama dhe Belinda Balluku janë të frikësuar, sepse duke menduar se ishin të paprekshëm kanë bërë dëme të mëdha.
“Gjykata Kushtetuese dikur ka rrëzuar marrëveshjen e detit. Votuan kundër qeverisë dhe kanë mbajtur qëndrim dinjitoz. Problemi në rastin konkret. Unë se di çfarë do bëjë SPAK, por di që ndoshta mund të veprojë me plane të tjera, por ajo që më shqetëson është qëndrimi që mban kryeministri. Është në mandatin e tij të katërt, dhe ka marrë votëbesimin duke i thënë qytetarëve do ju sjell drejtësinë e re. Por sapo drejtësia shkoi në paradhomën e tij, kryeministri nxori kthetrat. Gjuha e përdorur është deligjitimuese. Këtë e kam thënë edhe për zotin Berisha, zotin Veliaj, dhe të njëjtin qëndrim kam edhe për kryeministrin. Unë kam qenë zëri më i fortë kundër Saimir Tahirit. Por një meritë nuk ia heq , zgjodhi të përballej si qytetari më i thjeshtë. Pra ishte një standard që zoti Tahiri e vendosi. Ndërsa këta, zullumet që kanë bërë duke e menduar veten të paprekshëm e frikësojnë Ballukun dhe Ramën sa mendojnë se vetëm duke qenë në pushtet mund të mbrojnë veten. A dimë ne sot rezultatet që kanë dhënë celularët…Pra nuk bëhet fjalë vetëm se Ramës i është cënuar kompetenca…Edi Rama për cilën çështje mendon se do shkojë në SPAK? Nëse hapet ajo derë mendoj që do shkojë për shumë”, tha ajo.
