Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një konferencë për mediat nga selia blu, ku lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ai akuzoi mazhorancën se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht ndaj Gjykatës Kushtetuese, me qëllim anulimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Sipas tij, masa e pezullimit nga detyra është një masë sigurie e parashikuar qartë nga ligji.

“Dje njoftova se do të paraqes sot të gjithë argumentet e pakundërshtueshme ligjore që vërtetojnë se dyshja Rama-Balluku përpiqen të mbulojnë vjedhjet që kanë bërë. Ata janë vërsulur me tërbim ndaj GJK për të shpallur anti Kushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Po përdorin të gjitha mjetet e presionit.
Pezullimi nga detyra hun në masat e sigurimit personal, masë që mund të zbatohet kur procedohet për vepra që ligji parashikon dënim më shumë se 1 vit”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb