Deputeti i “Lëvizjesh Bashkë”, Redi Muçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se rendi i ditës sot në Kuvendin Shqiptar duhet të ishin protestat që mbahen prej katër ditësh në Tiranë.

Ai theksoi se Shqipëria po zien nga protestat e të rinjtë të cilat kërkojnë njëzëri “Rama në burg dhe Berisha në burg” dhe se kryeministri Edi Rama duhet të ishte i pranishëm dhe të jepte llogari.

“Rendi i ditës që ju lexuat si përket kësaj seance. Rendin e ditës e kanë vendosur ata të rinj dhe të reja që po protestojnë. Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e një qeverie, të krimbur dhe kalbur nga korrupsioni. Mos e vazhdoni më këtë teatër patetik. Shqipëria po zien nga entuziazmi. Rama në burg dhe Berisha në burg, kjo kërkesë është e vërtetë. Kjo do t’ju lejojë dhe ju të jeni më të qetë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb