Biznesmeni, Erlind Xhindi i ftuar në “News24”, foli për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta që sot hyn në ditën e 52 të saj dhe kërkon largimin e  Ramës.

Sipas tij, protesta ka ushtruar një presion të madh ndaj qeverisë, ndërsa pretendoi se mazhoranca ndodhet në një fazë të dobësimit politik.

Xhindi akuzoi kryeministrin Rama për mënyrën e qeverisjes, duke e cilësuar atë “mjeshtër të mashtrimit, vjedhjes dhe grabitjes”, ndërsa iu referua edhe zhvillimeve të fundit në Zvërnec, të cilat i cilësoi si shembull të “pengmarrjes” nga ana e qeverisë.

“Duke thënë që Shqipëria do bëhet si një Zvicër e vogël. Ne jemi si shtrirje territoriale një Zvicër e vogël, por me politikanë hajdutë. Politikani i fundit hajdut rastisi dy metra dhe bëri atë që nuk ia bëri dot as Perandoria Osmane Shqipërisë,” u shpreh ai.

Më tej, biznesmeni deklaroi se, sipas tij, qeverisja e Ramës “ka rënë de facto”, duke shtuar se është dobësuar edhe raporti politik mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike.

Protesta ka ushtruar shumë trysni ndaj qeverisë aktuale. Tipologjia e mendimit të zotit Rama është e njëjta, është mjeshtër i mashtrimit i vjedhjes grabitjes tani është bërë mjeshtër i pengmarrjes si asaj që ndodhi herën e fundit në Zvërnec. Duke thënë që Shqipëria do bëhet si një Zvicër e vogël. Ne jemi si shtrirje territoriale, jemi një Zvicër e vogël, por jemi me politikanë hajdutë. Politikani i fundit hajdut rastisi dy metra dhe i bërë atë që nuk ia bëri dot as perandoria osmane Shqipërisë. Zoti Rama dhe qeverisja e tij de facto ka rënë, por jo vetëm. Ka rënë edhe ndërveprimi që ka pasur me opozitën, me PD. Kohët e fundit PD nisi urgjent ristrukturimin. Zoti Rama ka nisur, hedh tendenca për të krijuar qeverinë e re direkt tani. Ka aludime se të premten Rama ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme dhe mund të ketë ndryshime, ky është aludim, për ndryshime në qeveri. Por kjo nuk ndryshon asgjë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: