Në prezantimin e platofmrës së punësimit të studentëve ekselentë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur në Universitet futeshin pa meritë.

Kreu i qeverisë tha se edhe sikur të jetë djali i tij nëse nuk ka rezultatet e duhura nuk mund të fitojë shkollën para një studenti më të mirë.

Këtu ai tregoi dhe një detaj për djalin e tij Gregori. “Ai djali im i vërteti s’kapi Universitet se s’kishte mik, dhe bëri 1 vit punë,” tha Rama.

“Nuk ka më si e ke emrin, kush je. Por shihen rezultatet se gara është e pastër. Vërtet arsimi i lartë ka shumë probleme, edhe Shqipëria ka probleme por nuk mund ta krahasojmë me 5 vite më përpara. Këtu kemi shumë për të bërë. Ju shkonte në mend dita që në universitet të hyhej sipas radhës së meritës. Edhe një djalë në Tepelenë nëse i ka notat më të mir,” u shpreh mes të tjerash Rama.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: