Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në studion e emisionit Kjo Javë në News24, ka komentuar largimin nga detyra të Engjëll Agaçi si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pas rreth 10 vitesh në këtë funksion.

Sipas Murrizit, zyrtarë të lartë politikë konsiderohen ministrat dhe zëvendësministrat, ndërsa sekretarët e përgjithshëm janë pjesë e administratës shtetërore.

Ai u shpreh se në rastin e Agaçit, ky i fundit ka pasur ndikim të madh jo për shkak të funksionit formal, por për shkak të rolit që, sipas tij, kishte në koordinimin e qeverisë dhe në emërimin e sekretarëve të përgjithshëm në ministri të tjera.

Murrizi shtoi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, do të kërkojë të afrojë persona të “pistë” dhe të përdorshëm politikisht, duke pretenduar gjithashtu se kreu i qeverisë ka shqetësime ndaj personave që kanë firmosur ose për të cilët dyshohet se mund të kenë regjistruar veprime të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb