Kryeministri shqiptar Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se do ta takonte Vladimir Putinin, nëse do të ishte një agjendë e tillë takimi.

“Ne kemi kërkuar si kudo një vizitë me karakter edhe dy palësh, sic e kemi bërë kudo. Për arsye agjende apo se di tamam arsyen, agjenda u fokusua vetëm tek ministri i Jashtëm. Po do ta takoja Vladimir Putinin. Nuk ka asnjë arsye pse mos ta takosh. Mendoj se të takosh përfaqësues shtetesh që nuk janë në listën e armiqve, nuk është ndonjë gjë e tmerrshme”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se konflikti mes Ukrainës e Rusisë vazhdon, kurse nënvizoi se paqja mes këtyre dy shteteve është i vështirë.

“Bindjet janë ato që kam pasur  për konfliktin Ukrainë – Rusi. Procesi i paqes është e lehtë ta thuash, por vështirë ta arrish”, deklaroi Rama.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb