Protesta e 27-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë vijoi me fjalën e një arsimtari, i cili tha se pjesëmarrja e tij në tubim është një detyrim moral. Ai akuzoi kryeministrin për betonizimin e Tiranës dhe tha se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e tij.

“Jam mësimdhënës dhe vij këtu herë pas here, sepse e shoh si detyrë morale.
Rama do ta japë dorëheqjen dhe nuk ka ku të shkojë. Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet. Bota duhet ta kuptojë çfarë ka bërë ky njeri. Ky njeri e ka bërë Tiranën të tmerrshme. Asnjë krizë e një populli nuk mund të krahasohet me krizën e urbanistikës, që është banda më e madhe për një vend. Ky është krimineli i betonizimit të Tiranës. Na mori qetësinë dhe u mori fëmijërinë fëmijëve”, u shpreh arsimtari para protestuesve.

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga të pranishmit, të cilët vijuan të përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb