Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend.

Ai ka deklaruar se mos pranimi i kërkesës për ndryshimit e rendit të ditës dhe futjen e çështjes “McGonigal” në seancën e sotme.

Dule tha se sot pritshmëritë ishin që kreu i qeverisë të jepte dorëheqjen, duke e cilësuar një akt të një personi të përgjegjshëm.

“Ishin pamje të rënda që cënojnë dinjitetin e çdo parlamentari.
Kur ajo sallë shndërrohet në dhunim të të drejtave të të zgjedhurve, është një zhgënjim i madh për të gjithë.
Thelbi është kërkesa e transparencës.
Kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës është e ligjshme.
Ekziston një shkak dhe ai është madhor. Kërkesa nuk u pranua dhe ky është abuzim me forcën e kartonit, cënim i funksionimit të parlamentarizmit.
Kemi një proces të nisur gjyqësor në SHAB dhe në aktakuzë 14 herë përmendet emri I kryeministrit. Jam për prezumimin e pafajësisë. Gjithkush nuk do të donte që kryeministri I vendit të tij të ishte i akuzuar ë një vend tjetër. Kur 14 herë nuk përmendet një dejhtor apo ministër, ky kryeministër nuk e ndjen obligim të bëjë transparencë?
Do të ishte në nderin e Edi Ramës që të jepte dorëheqjen.
Më e rëndë ishte q deputetët e mazhorancës duartrokisnin sot, përse kanë marrë përsipër të zgjidhen nga qytetarët? Për të qenë duartrokitës të njëshi? Sepse sot të tillë ishin.
Situata është shumë rëndë, askush sidomos në drejtësinë amerikane nuk të përmend pa arsye.
Ne prishnim sot aktin e vetëm që mund të bënte secili me përgjegjësi minimale”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: