Analisti, Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, u shpreh se zërat ndryshe në PS, si deputetët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, nuk pritet të sjellin ndryshime në parti.
Lubonja tha se kryeministri Edi Rama i ka spastruar herë pas here eksponentët që ishin një zë kundër tij, siç ishte rasti i LMN-së, mendimi ndryshe i drejtuar nga Ben Blushi dhe së fundmi me zhvendosjen e disa figurave si Elisa Spiropali.
Sipas tij, Braçe bën pjesë bashkë me disa emra që kanë qenë në PS para Ramës, por Rama ka patur gjithnjë kujdes që ti pastrojë ata eksponentë që ti bënin sadopak hije atij, si Blushi e Kastriot Islami, Arben Malaj, që bënë një ide, mendim ndryshe.
“Të tjerët nuk kanë menduar as të formulojnë ndonjë kritikë. Këtyre si ka mbetur “asnjë pikë yndyre” sic thotë populli dhe Rama kështu i do”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Kandidati nuk do të jetë Braçe, por ndonjë mashë e Ramës e sigurt, ndoshta Manastirliu.
Braçe bën pjesë bashkë me disa emra që kanë qenë në PS para Ramës, por Rama ka patur gjithnjë kujdes që ti pastrojë ata eksponentë që ti bënin sadopak hije atij, si Blushi e Kastriot Islami, Arben Malaj, që bënë një ide, mendim ndryshe, të tjerët nuk kanë menduar as të formulojnë ndonjë kritikë. Këtyre si ka mbetur “asnjë pikë yndyre” sic thotë populli dhe Rama kështu i do.
Spiropali dhe Rama kanë sherre personale, që e shqetësojnë PS. Rama smund të bëjë transformim thelbësor, por ai ka bërë gjithnjë praktikën, të ndryshojë gjithcka për të mos bërë asgjë.
Kurse për Spiropalin mendoj se është një figurë e djegur, u vetësakrifikua mendoj. Por Ramën e shqetësojnë, sepse kur të lë edhe Spiropali, apo Mamica siç i thoshte, pra motra jote, atëherë mendo se çfarë ke bërë. Në këtë aspekt, Braçe, Spiropali apo të tjerë të heshtur aty janë zhveshje totale e mbretit lakuriq.
