Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ka folur për çështjen e MC Gonigal, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesat e tij.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të Damian Gjiknurit duke thënë se Agron Nezën nuk e ka kushëri dhe se nuk e njeh personalisht

Pjesë nga deklarata:

Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me një prej personave që e keni akuzuar zotin Neza që tha se është kushëriri juaj, deklaratat i cilësoi për t’u ikur përgjegjësive për 21 janarin?

Berisha: Duhet të jetë kretin. Unë ia thashë Agron Nezën për shërbime, ai…Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Ai sekretari i PS është mafioz.

PD drejtuar nga ju, do të ndërmerrni ndonjë hap konkret , padi në SPAK apo kërkesë parlament?

Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fati e MC Gonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve me SHBA. Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim të larta sa pak kush tjetër në vendin e tij, pro kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllime të veta as dobësinë më të vogël, më partnerin kryesor strategjik. Rama duhet të ikë sa më parë, njëra anë është çështja penale për të cilët duhet të merret drejtësia, por ana morale është e rëndë. Ka përdorur korrupsionin se çfarë tregon ky rast. Një korrupsion ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare dhe tregon se Tirana e Edi Ramës është epiqendër e korrupsionit të njerëzve dhe se Rama për interesa të pushtetit të tij nuk njeh asnjë parim. Ka kryer akte të tmerrshme, nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner, ka përdor segmente sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet midis dy vendeve. Edi Rama do të zbërthehet, do të ketë çdo përpjekje për t’i shkuar deri në fund këtë çështje… Unë ja dhashë Agron Nezën Edi Ramës për shërbime, nuk kam asnjë lloj gjëje me të, unë nuk e njoh personalisht. Në dijeni time ka punuar në qytete të ndryshme. Ai i ka dhënë me koncesion hidrocentrale e Shushicës, ka vallëzuar deri në 3 të natës me MC Gonigal në Tiranë. Këto janë që të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit dhe kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund sepse po zien bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme në botë. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb