Deputetët Albana Vokshi dhe Erion Braçe janë “përplasur” sot në Kuvend në lidhje me financimin rus në PD dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar skandalin McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në të.

Vokshi u shpreh se nëse SPAK do të funksiononte, kreu i qeverisë do të ishte në hetim, ndërsa shtoi se një komision hetimor duhet të ngrihet dhe më pas të hetojë veç “McGonigal” edhe financimin rus në PD.

“Kemi kaq ditë që kemi kërkuar komision hetimor. Ngrije të hetojë edhe ato para që thua ti. Të vijë Rama të shpjegojë ato valixhet.

Çdo të mërkurë 13 pyetje do t’i rrinë në kokë Edi Ramës. McGonigal e ka vendin në burg, atje e ka vendin edhe Rama.

Keni përjashtuar 27 deputetë, e keni bërë si diktaturë. Garda nuk lë deputetet të futen me urdhër të Nikollës.

Distancohuni. Ngremë komisionin dhe të hetohen të gjitha.

Kryeministri ynë është burracak, fshihet në Surrel ose pas fustanit të grave.

Të kishte SPAK do kishte nisur hetimi. Por drejtësia edhe SPAK nuk funksionojnë. Do jemi këtu deri në fitore sepse revolucioni ka nisur”, ka deklaruar Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb