Deputeti i PD, Klevis Balliu, tha se kryeministri Edi Rama harron që e ka detyrim kushtetues praninë në parlament, por sipas tij, e përdor Kuvendin si kafenenë e tij.

Balliu tha se kriminelët në kohën kur qeveriste PD ishin në burg, por sipas tij, PS i nxori nga burgu dhe i futi në Bashki.

Balliu: Ndodh vrasja në gjykatë e ka fajin opozita. Ndodhin vrasje në shkolla e ka fajin Tik Tok. Ndodhin vrasje të qytetarëve që ndodhin nga bandat që sjellin në parlament. Siguria nuk është punë e PD, i keni shkollat e pasigurta sepse nuk gjeni polic.

Kryeministri duhet të ishte këtu. E ka kthyer këtu si një lokal që herë i pëlqen të vijë edhe herë si pëlqen. Këtu e ka detyrim kushtetues të vijë këtu.

Për sa i përket ofendime që i behën deputetëve, por si ka mundësi që e njëjta parti që fshinte provat në Durrës për vrasje. Kërkon përjashtimin e tyre që i kanë përjashtuar ata. Kriminelët në kohë të PD nuk vinin në parlament sepse ishin në burg, dhe ju i nxorët nga burgu dhe i futët në bashki dhe kjo është realitet.

Dhe të rrimë të dëgjojmë se fajin e ka opozita. Po shtohen laburatorët e kokainës dhe po mbyllen shkollat. Njeriu që po i shërbeni cënon sigurinë kombëtare të njeriu që po i shërbeni, të familjes sime dhe të gjithë që janë këtu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb