Dy ditë para protestës së paralajmëruar para kryeministrisë, Sali Berisha ka takuar sot në selinë e PD anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Kreu i PD u shpreh ndër të tjera se afera e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI, McGonigal, është e njohur në mbarë botën dhe se sipas tij është një akt që vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Ai tha se Rama e ka përdorur McGonigal si “vrasës me pagesë kundër opozitës”, ndërsa shtoi se ai nuk e lëshon pushtetin, por njeh vetëm frikën dhe forcë.

“Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO. Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Rama nuk njeh asnjë kufi dhe asnjë normë. Ai i lejon vetës çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet, dhe kjo përbën një fatkeqësi për një komb. Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë, njeh vetëm, gjuhën e forcës dhe frikë, ndryshe nuk ikën. McGonigal e përdori si vrarës me pagesë kundër opozitës.

Viktimat më direkte më të dhimbshme të kësaj afere janë opozitarët shqiptarë, janë shqiptarët. Edi Rama e përdori McGonigal për t’i futur një thikë. E përdori si vrasës me pagesë si kundra nesh. Ke një Mcgonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD në xhep të Edi Ramës.

Ky është një krim makabër. A e realizoi këtë. E realizoi 100% sepse Rama këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash për të cilën dënohej të paktën 6 vite burg. Sepse ende nuk tregon ku i mori paratë dhe kjo tregon se ke para të pista. Ky pasi  e çoi në prag dënimi e bllokoi dosjen dhe në kundërshtim me ligjin nuk e çoi në gjykatë të lartë.

Ne jemi viktimat me kryesore të RamaGate. Pas këtij akti duhej akti tjetër që opozita të mos ekzistonte vetëm si fasadë, duhej shpallu non-grata Sali Berisha dhe më pas të gjitha zgjidheshin. Edi Rama funksionon si bos i një organizate kriminale”, tha Berisha ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb