Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun e Partisë Demokratike në Vorë, Fiqiri Ismaili, i cili nuk do të jetë në garë më 30 qershor, pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë.

Gjatë përmbylljes së fushatës në Vorë, Rama e pranoi hapur se nuk do të ishte aspak e lehtë për socialistët, nëse do të kishin në garë Ismailin.

Sipas kreut të qeverisë, gara do të ishte e vështirë, nëse do ët ishte Fiqo përballë PS, por Luli e nxori, duke e lënë pa punë.

“Nuk do ishte aspak e lehtë. Do ishte garë e vështirë po të kishim Fiqon përballë, por e nxori Luli, e la pa punë. Do bëjmë për Vorën, për socialistë e demokratë, më shumë se në këto katër vite që po mbyllen. Prandaj e gjithë Vora duhet të votojë për vete”, tha Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb