“Shpresa e vetme është PD, opozita shqiptare”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha gjatë komunikimit me qytetarët.

Gjithashtu ai bëri thirrje që shqiptarët t’i bashkohen protestës më 10 shkurt për të ardhmen e Shqipërisë.

“Koha provoi se Rama është Ergys Agas. Përveçse ka vjedhur qindra milion, urdhëro marrje peng për të pasuruar familjen e tij, të biznesmenëve. Është Ergys Agasi. Fatmirësisht biznesmeni dëshmoi në dy shtete. Dëshmoi tek partnerët tanë gjermanë, por dhe partneri tjetër. Rama tani është më i nxirë se Agasi. Meçe ka dëshmuar çdo gjë për Ramën e Lindën.   Shqiptarët dhe komunitete ndërkombëtar nuk pret gjë tjetër vetëm rrëzimin e tij dhe fitoren tonë. Ndaj dhe me 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësorë dhe ftoj çdo shqiptar t’i bashkohet kësaj beteje. Nuk është betejë për pushtetin e një njeriu, apo partie, por një betejë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: