Analisti Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, e quajti fjalimin e sotëm të Ramës para gazetarëve si kontradiktore, sidomos për 2  çështjet më të nxehta, ‘Balluku” dhe Porto Romano.

Hoxha tha se Rama, në përpjekje për të ruajtur ish-zv/kryeministren, po sakrifikon jo vetëm veten por dhe Shqipërinë, pasi rrezikohet procesi i integrimit.

“Pyetja është çfarë e detyron një kryeministër që e ka pikturuar veten si lider global, që të sakrifikojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, maskën si babai i drejtësisë për një post të zv/kryeministres. Sot u binda se Rama është ushtar i asaj që përfaqëson Belinda Balluku”, tha Hoxha.

Përgjigjia e Ramës ishte se jo vetëm sulmoi SPAK, por ai tha se do thellojë reformën e reformës. Ai ka një plan të ndryshojë kodin penal, të heqë shpërdorimin e detyrës, ndërkohë që Këshilli i Evropës ka bërë një marrëveshje me vendet e unionit që shpërdorimi i detyrës të jetë vepër penale.

Poli Hoxha: Dy cështjet më misterioze ishin çështja Balluku, pyetja ishte çfarë e detyron një kryeministër që e ka pikturuar veten si lider global, që të sakrifikojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, maskësn si babai i drejtësisë për një post të zv/kryeministres.

Përgjigjia e Ramës ishte se jo vetëm sulmoi SPAK, por ai tha se do thellojë reformën e reformës. Ai ka një plan të ndryshojë kodin penal, të heqë shpërdorimin e detyrës, ndërkohë që Këshilli i Evropës ka bërë një marrëveshje me vendet e unionit që shpërdorimi i detyrës të jetë vepër penale.

Porti i Porto Romanos ishte pyetja e dytë, dhe Rama njëlloj si tek Balluku ishte kontradiktor. Ai pranoi se ka patur debate me ndërkombëtarët për Ballukun por integrimi sipas tij nuk preket.

Por ai e di shumë mirë se kjo është vijë e kuqe dhe Porto Romano ai kaloi më tej. Ai tha në grupin parlamentar se nuk shantazhohet, ndërkohë që u anulua për shkak të lidhjeve të dyshimta dhe është vatër hetimi. Kontradikta e parë e Ramës tha se është tërhequr kompania se nuk u dilnin hesapet.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb