TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama u ndal tek një problem që shqetëson fermerët e Korçës, pasi prodhimet e tyre ngelen stok, duke i detyruar ata që t’i hedhin ato në lumë.

Rama teksa i drejtohej ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode theksoi se fermerët e Korçës duhet të krijojnë një grup kompakt për tregun e shitjes, ashtu sikur veprojnë edhe ata të Sarandës, të cilëve sipas tij nuk i ngelet as një mandarinë pa shitur. Ndër të tjera ai akuzoi Boden se ky i fundit gjatë takimeve të tij me fermerë të Korçës, qark që ai përfaqëson si deputet, i këshillonte ata që mos të pajiseshin me NIPT.

“Të dëgjova me vëmendje dhe të falenderoj se e the vetë se për fshatin dhe fermerët nuk është rritur asnjë takse. Cilat taksa janë ngritur i dhe vetëm një përgjigje në lidhje me naftën nuk është taksë. Sa i takon çmimi i naftës është më e ulët sesa gjatë qeverisjes suaj. Mos të bëjmë lojëra fjalësh me njerëzit. Ti ndryshe nga ata të tjerët e di shumë mirë se çfarë e bën diferencën e çmimit të naftës mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Diferencën e bën faktin se ne nuk kemi një taksë të veçantë regjistrimi. Nëse ne do ta ndanim nga çmimi, duke u kthyer prapa masës tende, do të rrisnim në mënyrë të ndejshme çmimin. Po kthehem prapë tek fermerët, që ti përgjigjem pyetjes, po mirë dakord por nëse ndahet çmimi i naftës nga taksa e regjistrimit, po fermat? Përgjigja është tek rimbursimi. Ndryshe nga ç’e kishe ti, e përsëris prapë 6 për qind e rimbursimit të TVSH për prodhimi bujqësor është e arsyeshme. Por është e paarsyeshme në kushte e bujqësisë së paformalizuar. Është një masë e domosdoshme për të formalizuar bujqësinë. Më the Ridvan se ka pasur NIPTE më parë. E para punës nuk ka pasur, kanë qenë shumë të radha. Të kam dëgjuar vetë, se po ta kisha me të dëgjuar, nuk do ta besoja, por të kam dëgjuar vet në Parlament. Të kam dëgjuar vet në Korçë kur u thoshe fermerëve që mos të merrnin NIPT. E vertëta është se duhet ta marrin nipin dhe marrja e tij nuk sjell faturë financiare për ata. Pse agrumet e Sarandës janë të mbrojtura dhe mollët e Korçës nuk janë të mbrojtura? Përgjigja është shumë e thjesht, duhet të ketë bashkim me fermerët. Është një barsoletë, meqë i keni qejf barsoletat e ia. Rrugën e Shishtavecit e kontraktuat ju, por kur erdhëm ne nuk kishte rrugë aty. pasi ishte ndalur financimi i bankës. Siç ishte ndalur financimi për të gjitha rrugët. Ne nuk kemi bërë volume të mëdha rrugësh rurale, pasi kemi dashur të paguajmë rrugët e papaguara të çerek-rrugëve të papaguara nga ju. Po si ka mundësi që për atë zonë që jep zhvillim, ju nuk e kishit ndërtuar Ndërtuam unazën dytësore të Divjakës. Është shumë ndryshe historie. Ridvan do ishte mirë ta thoshe ti, pasi çfarë është Fondi Kombëtar i Garancisë? A je ti me teorinë e kryetarit tënd?”, theksoi Rama.

Ndërsa diskutohej pr/ligjin “Për mbrojtjen e bimëve”, kryetari i grupit parlamentar te Partisë Demokratike(PD), Edi Paloka akuzoi kryeministrin se nuk mbajti asnjë premtim për bujqësinë, madje e përkeqësoi situatën per fermerët.
Paloka kundërshtoi deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë për suksese në bujqësi. “Takimet e kryeministrit me fermerët jo vetëm nuk kanë lidhje me premtimet që ai u bëri në fushatën e 2015-s, dhe që nuk u mbajt asnjë, por dhe ua përkeqësoi gjendjen ku ishin, qoftë për çmimin e energjisë që në fakt e rriti, por dhe për çmimin e naftës dhe taksave që gjithashtu ua rriti, si dhe për një sërë faktorësh që ua vështirësoi jetën fermerëve”, tha ai.

I vetmi produkt bujqësor që ka pësuar rritje, ironizoi Paloka, është eksporti i kanabisit, që vetëm në dy javë janë kapur 20 ton. Ky është realiteti i bujqësisë, tha ai.

“PR/LIGJI PËR BIMËT” NË KUVEND- PANARITI: MBRON VARIETETET AUTOKTONE DHE KRIJON PRODHIMET E MARKËS
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u shpreh në seancën plenare të së enjtes se, projektligji “Për mbrojtjen e bimëve”, hedh bazat e një kontrolli absolut të bimëve në vendin tonë.

Projektligji që diskutojmë sot në Kuvend, tha ministri Panariti, vjen pas diskutimesh me akademikët e bujqësisë dhe grupet e interesit dhe është hartuar mbi bazën e standardeve më të mira europiane.

“Në këtë projektligj përcaktohen standardet e kultivimit, prodhimit të bimëve dhe për herë të parë, është futur koncepti i karantinës për mbrojtjen e bimëve nga faktorët natyrorë, sëmundjet dhe mbetjet toksike, duke e konsideruar bimën si bazë të zinxhirit ushqimor”, tha ministri Panariti.

Sipas tij, ruajtja e varieteteve autoktone dhe krijimi i prodhimeve të markës, përcaktohen në këtë projektligj sipas standardeve të prodhimit bimor të qëndrueshëm dhe konkurrues të këtij prodhimi.
Projektligji parashikon adoptimin e direktivave të BE-së në prodhimin bimor shqiptar, tha Panariti.

(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: