Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjten disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
Sot janë emëruar dy zëvendës ministre të reja.
Herida Duro është caktuar zëvendës ministre e Arsimit, ndërsa Elda Xhumari do të ushtrojë detyrën e zëvendës ministres së Mjedisit.
Në të njëjtën mbledhje, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të Roland Kristos, i cili mbante postin e zëvendës ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Të tre vendimet janë botuar në “Fletoren Zyrtare” dhe hyjnë në fuqi menjëherë.
