Kryeministri Edi Rama firmosi sot të ashtuquajturin “memorandumi i Kuçit”, parashikimi elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Rama pretendon se PS merr minimumi 78 mandate.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se shqiptarët i kanë prerë “biletën” kreut të qeverisë, duke paralajmëruar humbjen e socialistëve në zgjedhjet e të dielës.

“Planet e Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, mezi po të pret McGonigal me të cilin je i lidhur si siamezë”, deklaroi Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb