Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të hënë programin: “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka renditur arsyet e emigracionit në vend, të cilin e nis që gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme. Sipas Ramës, izolimi prej 45 vitesh nga regjimi komunist, është një nga arsyet kryesore që vendi përjetoi largim masiv nga vendi.

Po ashtu, ai nënvizon se askush nuk e ndal emigracionin dhe largimin e personave nga vendi për një jetë më të mirë. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se pa emigracion masiv, “Shqipëria do të iste si një e vdekur klinike”.

“Një vend kur atdheu është e ardhmja. Ky është vizioni im i mbështetur në një plan të mirëmenduar të Partisë Socialiste. Për ta kthyer me pasion e përkushtim Shqipërinë e kësaj dekade në zgjedhjen e çdo shqiptari. Të rrethuar nga muret e pakapërcyeshme të kështjellës tonë në buzë të Adriatikut u rritëm pa lirinë e lëvizjes, madje edhe brenda vendit e kishim të vështirë. Ato vite në kështjellë është e vetmja periudhë e shqiptarëve pa emigracion. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hynë pa frikë në popullin më të emigrueshëm të Botës. Kemi ikur dhe do ikim, jemi kthyer dhe do të kthehemi. Ky është fakt dhe këtë nuk e luan dot asnjë top deklarate politike dhe balte mediatike. Këto tre dekada më shumë kemi ikur se sa jemi kthyer, këtë fakt nuk e ndryshon dot. Sepse nga njëra anë efekti i kundërt i izolimit të dhunshëm nuk kishte si të mos ishte aq ekstrem dhe nga ana tjetër këto tre dekada kanë ecur me dallgët e një emigracioni drejt vendeve më të zhvilluara. Në Evropë dallga që shpërtheu digën gjigante e Perandorisë Komuniste nxori në perëndim turmën më të madh të emigrantëve, por edhe numrit më të madh që kanë lënë Shqipërinë brenda një kohe të shkurtër. Kush e ndalon emigrimin në ato vende ku zhvillimi është shumë më i lartë. Me kë mund të krahasohej izolimi shqiptar dhe brenda vendeve ish-komuniste. Jo më kot krahasuar me vetveten Shqipëria ka bërë në këta 30 vite të fundit, progresin më të madh në shumë shifra. Po ashtu gjatë viteve të tranzicionit të stërmundueshëm nga diktatura në demokraci, i shkaktoi dëme dhe vonesa që asnjë vend nuk i pësoi në kurriz. Me transformimin e pamundshëm të ekonomisë, që Shqipëria doli e rrënuar e sfilitur, rolin kyç e kishte emigracioni. Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik. Me qeverisje më të mirë dhe me reforma më pak të vonuara dhe nëse do të ishin evituar bamët e bumet e pambarimta, padiskutim që do të kishim shkuar më para. Imagjinoni sa kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shfrytëzuar ujin, rrumpallizuar arsimin, tribalizuar administratën shtetërore dhe kështu me radhë. Humbëm shanse të mëdha për një gjeneratë, që lindi në vitin ‘90, si im bir që u rrit në një trazirë. Të rinjtë, ata të tjerët që ishin dhe hynin në rrugën e jetës përpiqeshin për të arritur çudira, ndërsa më të moshuarit plakeshin në inercinë e një jete që nuk do i mbijetonte dot përmbysjes së botës. Reformat që ne nisëm me vendosmëri para 7 vitesh, të ishin nisur 20 vite më parë, Shqipëria sot do të ishte më e pasur, zhvilluar dhe më e drejtë. Nuk do të flisnim sot për Vetingun që vazhdon, ujin që ende nuk vjen 24 orë pa ndërprerje, as për rrjetet elektrike, as për shkollat që ende nuk është vënë dorë, as për rrugët që ende duhen bërë të plotë, në pjesë të Shqipërisë rurale por jo vetëm, por edhe spitalet, edhe pse është bërë, duhet kohë të vendosen në terezi. Por edhe nëse këto do të ishin bërë, të mos kujtojë askush që nuk do të flisnim për emigracionin. Se sidoqoftë nuk do të ishim bërë Gjermani e Francë dhe të rinjtë nuk do i frenonte askush të merrte rrugët e botës, por kontrasti do të vazhdonte të ishte i fortë. Do të ishim si Kroacia, por ja që diferenca që Kroacia ka sot me ne. Ajo nuk e ka ndalur emigracionin, largimi i trurit dhe të rinjve është shqetësim i madh edhe atje. Të mos harrojmë, numrat e ikjeve këtu do të ishin patjetër, nëse nuk do të kishim 1997-1998, apo të mos kishim hapur korridoret nga Siria dhe krijuan idenë e gabuar se Franca kishte hapur dyert dhe mezi prisnin të iknim dhe ne. Sido që ta marrim këtë temë, loja politike me shifrat e emigracionit si baltë e shoqërisë, duke krijuar idenë se po iku kjo qeveri do të vijnë të gjithë këtu, të flinin bashkë me Lulin dhe të numëronin paratë me Monikën është sëkëlldi. Është shqetësues fakti që kjo temë nuk ka shkuar më tej nga debati politik. Edi Rama përzuri 1 milionë, erdhi ikën 600 mijë. Çfarë do të thotë kjo? Cilat janë faktet? Ato që thash, pa mohuar asgjë, jam i vetëdijshëm që shumë nga kjo tablo do të ishte po ashtu, përtej asaj që do të bëhej ndryshe 20 e kusure vite. Disa shifra të thjeshta flasin vetë. Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE, duke marrë parasysh shqiptarët që janë zhvendosur, ë periudhën 2008-2009 kemi më shumë të larguar se nga 2014-2019 kur kemi më pak. Ja dhe largimet në numra, në 2008 kemi shumë të larguar”, u shpreh Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb