Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me protestën në Zvërnec.
Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “lubia” dhe duke thënë se deklaratat e tij për projektin në Zvërnec janë të papranueshme.
Ai theksoi se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, por sipas tij qeveria po vepron në mënyrë të kundërt.
“PD mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Mbajeni shënim, po e largoni. Vetë tha ai, më votuat mua. E hoqi maskën. Britma për çështje pronësie, PD qëndron për respektin e plotë absolut të të drejtës së pronës”, tha ai.
Duke iu referuar protestës në Zvërnec, Berisha denoncoi mënyrën e ndërhyrjes së sigurisë private gjatë incidentit të raportuar ditët e fundit.
“Qytetari u rrëmbye barbarisht dhe u zvarrit, ndërsa më pas dolën komunikatat se kishte hyrë në territor. Kur dolën videot, u pa e kundërta”, tha ai.
Berisha akuzoi qeverinë për trajtim të ashpër ndaj protestuesve dhe e krahasoi situatën me raste të mëparshme të protestave në vend, duke pretenduar se ka pasur shkelje të të drejtave të qytetarëve.
