Analisti Edvin Kulluri, e krahasoi fjalën e sotme të Ramës në grupin parlamentar të PS, si ai i diktatorit Enver Hoxha në 1961 në mbledhjen e 81 partive në Moskë.

Kulluri tha se Rama tha indirekt që nuk pyet për SHBA e BE, por për investitorë, duke shtuar se në shumë investime në vend, pas tyre janë biznesmenë rusë.

“Në ligjet shqiptare për sigurinë kombëtare thuhet se investimet e huaja jo dashamirëse janë prioritet i organeve të sigurisë. Udhëkryqi i Ramës është do shkojë në Lindje apo Perëndim”, tha Kulluri.

Edvin Kulluri: Në grupin e PS nuk flet njeri. Sot PS është katandisur në një mbeturinë. Është shumë më e ndershme ajo që po ndodh në opozitë, sesa një çetë e Kim Young Un. Në një vend demokratik nuk ndodh ti thuash “qepeni” deputetëve të zgjedhur nga populli. Por ato nuk janë të zgjedhurit e popullit, por të tij.

Shqipëria e sotme ska asnjë lidhje me SHBA dhe BE, sa i takon modelit politik.

Rama ka folur sot fiks si Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive në Moskë në 1961. Spyes as për SHBA e BE, por pyes për investitorë që janë të përzier rusë, sic janë në aeroportin e Vlorës që janë rusë, sic janë në Roskovec investitorë rusë. Në ligjet shqiptare për sigurinë kombëtare thuhet se investimet e huaja jo dashamirëse janë prioritet i organeve të sigurisë. Udhëkryqi i Ramës është do shkojë në Lindje apo Perëndim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb