Një nga komentuesit në “Sy m’sy” i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ripostojë foton e postuar ditën e djeshme nga Aleks Soros.

Kryeministri Edi Ramam deklaori se Aleksin dhe babanë e tij i ka pasur dhe i ka mi, miqësi për të cilën është krenar.

“Alex Soros e kam pasur dhe e kam miq, dhe babanë e tij. Përrallat e historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë.
Siç kam ata miq, kam edhe të tjerë që nuk janë miq me ata, por unë nuk bëj spekulime me miqtë.

Lërini historinë mes amerikanësh t’i zgjidhin ata me njëri tjetrin. Mos gënjeni veten se jemi ne kërthiza e botës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb