Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Financial Times, ku duket se nuk ka arritur të kontrollojë zemërimin dhe tregoi se ka humbur qetësinë, pas protestave që kanë përfshirë vendin.
“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i të gjithë kësaj. Unë u them atyre f*ck you. Kaq e thjeshtë,” tha ai. “Nuk është puna ime të provoj se nuk jam Kumbari, është puna e tyre të provojnë se jam Kumbari.”, u shpreh kryeministri Rama gjatë intervistës.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
“Fuck you”
Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.
Në vetëm dy fjalë.
Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.
“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.
Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.
Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.
“Fuck you”
Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.
