Kreu i PD Sali Berisha a deklaruar se kryeministri Edi Rama po mban peng drejtësinë në rastin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Berisha u shpreh se nëse nuk do të isjhte përfshirë në dosjen “Balluku”, Rama do të ishte i gatshëm të “lëshonte” zëvendës kryeministren.
“Ajo mori përsipër të shqyrtojë një çështje të cilën nuk mund ta shqyrtonte pa e kaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë, me urdhër të Ramës ka caktuar 3 data deri tani dhe nuk e shqyrton dot sepse Rama e “tërheq zvarrë”.
Rama i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh Ballukut nëse dosja e saj në çdo tre rreshta, dy të mos ishin për Ramën”, tha ai.
