Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë vijuar thirrjet “Dorëheqje!”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë. Karriget e vendosura për dialog janë hedhur në shenjë kundërshtimi ndaj ftesës së tij.

Kjo është dita e nëntë e protestës studentore, ndërsa të rinjve u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë nisur sot bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, sipas vendimit të sindikatës.

Përpara mbërritjes te Kryeministria, studentët dhe pedagogët u mblodhën pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe më pas nisën marshimin në bulevard.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: